01/02/2023

Blendi Fevziu thotë se po të ishte akoma komunizëm, sot do ishte mësues në Pukë. Ose në burg.

Blendi Fevziu: Në atë sistem nuk vendosje ti, të vendosnin ata. Unë kisha pasion letërsinë, më pëlqente letërsia.

Rudina Magjistari: Nëse sistemet nuk do kishin ndryshuar, çfarë do bëje ti?

Blendi Fevziu: Do isha mësues letërsie në Iballë të Pukës, aty më hodhën ditën e fundit.

Rudina Magjistari: Po mirë, do ishe përpjekur me miqësi, me njohje, me një gjë diku do kishe dalë.

Blendi Fevziu: Po nuk e di tani me çfarë, atëherë çfarë duhet të isha? Normalisht duhet të isha mësues letërsie në Iballë të Pukës, mund të isha në burg, nuk e di.

Rudina Magjistari: Do synoje Tiranën, s’besoj që do rrije atje.

Blendi Fevziu: Kjo nuk varej nga unë, prapë kjo varej nga shteti.

Rudina Magjistari: Do synoje një transferim në Tiranë.

Blendi Fevziu: Kjo nuk varej fare nga aftësia personale, kishte gjëra që ai sistem i kishte të ndara.