BILANCI I PARË/ Kalon mesdita, rrjetet sociale shprehen në favor të Eduard Duros për Devollin

Eduard Duro, kryebashkiaku aktual i Devollit duket se ka siguruar mbështetjen më të madhe.
Një nga treguesit mbeten rrjetet sociale.
Duro duket se në tërësi ka fituar mbështetje më të madhe nga qytetarët.
Matjet e specializuara të teknologjisë së fundit që bëhen në rrjetet sociale, lidhur me komentet e reagimet për kandidatët në Devoll, tregojnë se Duro kryeson dukshëm ndaj Hajdërlliut.
Nga raportet e publikuara, kandidati i mazhorancës përmendet më shumë si një interes i shtuar për qytetarët.
Procesi zgjedhor sot për Bashkinë e Devollit ka nisur me disa parregullsi kjo pasi përfaqësues të Hajdërlliut janë shfaqur duke intimiduar votuesit.
Një prej tyre është vëllai i deputetit të PD Bledion Nallbati i cili është kallëzuar për presion.
Frika nga humbja duket se i ka angazhuar në terren për ti bërë presion votuesve.