20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Bien infektimet ditore me Covid në vend: 486 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë

E hëna shënoi një rënie të infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi kryerjen e 4532 testimeve nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 486 raste ose 10% e tyre.

Një ditë më parë rastet pozitive ishin 14% e testimeve. Numrin më të lartë të rasteve të reja pozitive vijon ta mbajë Tirana me 140 të tillë e ndjekur nga Vlora, Durrësi, Fieri e Lezha.

Por infektime të reja ka pothuajse në të gjitha bashkitë. Në të gjithë vendin numërohen tashmë mbi 9500 të sëmurë aktivë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Për fat të keq 3 gra të shtruara nuk mundën t’u mbijetojnë pasojave të sëmundjes.

Ata janë një 63-vjeçare nga Elbasani, një 80-vjeçare nga Berati dhe një 92-vjeçare nga Vlora. Shkon kështu në 2495 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit u konsideruan të shëruar 207 persona duke e çuar numrin e atyre që kanë kaluar sëmundjen në mbi 133 mijë.

140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com