4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Biden: Jemi në kontakt të pandërprerë me talibanët. Evakuimi i civilëve po vijon

Presidenti amerikan Joe Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë deklaroi se që prej së hënës, ka pasur shumë progres dhe se SHBA-të kanë mundur të sigurojnë aeroportin e Kabulit dhe po vijon me evakuimin e civilëve.

Ky është një prej operacioneve ajrore më të mëdha dhe më të vështira në histori”, tha ai ndërsa u zotua për të evakuuar çdo amerikan nga Afganistani.

“I pezulluam fluturimet jashtë Kabulit mëngjesin e kësaj të premteje, për t’u siguruar që të evakuuarit do të vijonin në vendet e tyre të tranzitit”, tha presidenti amerikan, i cili shtoi se fluturimet kishin rinisur. Ai tha po ashtu se vetëm gjatë ditës së djeshme ishin evakuuar 5700 persona.

Më tej, Biden u shpreh se SHBA-të janë në kontakt të pandërprerë me talibanët. Ai tha se grupi militant që kontrollon tashmë vendin është paralajmëruar për një përgjigje të shpejtë dhe të fortë nga SHBA-të nëse ndërmarrin sulme ndaj amerikanëve.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com