“Beu i Devollit” i “kripur” në para: Zbardhet pasuria marramendëse e ish kryebashkiakut, park foto-voltaik, karburant, apartamente, vila, pika grumbullimi…

Nga Endri Kajsiu
Skeda e pasurisë së deputetit demokrat Bledion Nallbati vijon ende të ngjallë mjaft pikëpyetje për mënyrën e dyshimtë sesi ai arriti ta shumfishonte atë veçanërisht pasi u zgjodh kryebashkiak i Devollit për harkun kohor 2015-2019.
Pasi zhveshi kostumin e kreut të Bashkisë dhe veshi atë të deputetit, ai dhe të afërmit e tij të ngushtë numëronin një sërë pronash që nuk i kishin pasur më parë duke ngjallur dyshime për mënyrën sesi kishin mundur të grumbullonin të gjithë atë kapital që asnjë qytetar i Devollit s’do të mund ta kishte.
Do të mjaftonte një vështrim i thjeshtë për të konstatuar se kush qëndron pas parkut të madh foto-voltaik që ai mundi ta ndërtojë duke marrë thuajse falas një sipërfaqe të madhe tokë publike dhe lakmueshme në hyrje të Devollit.
Ky park që prodhon energji elektrike përmes diellit i shitet më pas qytetarëve duke gjeneruar të ardhura të majme në arkën e biznesit
Do të mjaftonte një vështrim i thjeshtë për të konstatuar se kush qëndron pas pikes së grumbullimit ku megjithëse një zonë e cila tradicionalisht ka hedhur të gjithë mundin e vet në lumë, ish kreu i Bashkisë ka vepruar duke marrë me çmim minimal produktet të cilat më pas i shet me vlera kolosale.
Lidhjet e tij me Ministrinë e Bujqësisë i kanë kyçur gojën në Parlament ku qysh nga hyrja e tij nuk ka kërkuar asnjë interprelancë me ministren.
Ky fakt mund të konstatohet lehtësisht, dhe fakti që pse ky deputet nuk e ka përdorur këtë armë ligjore të Parlamentit, gjendet tek shkalla e lidhjeve e cila është më e thellë se kaq.
Ndryshe nga kolegu i tij socialist Erion Braçe i cili për interes të bujqëve dhe blektorëve të Divjakës bën përballje të vazhdueshme parlamentare me ministren.
Ndërkohë, në skedën e pasurive de fakto rezultojnë pasuri të tipit karburant, apartamente, vila, pika grumbullimi, etj të cilat qytetarët e Devollit i numërojnë lehtësisht.
Flamuri i kuq për pasurinë e tij është ngritur fillimisht nga rrjeti investigative BIRN I cili përveç kontrollit aritmetik-logjik ka bërë dhe skanim cilësor të deklaratave.
Pavarësisht pasurive marramendëse, Nallbati zgjedh të jetojë me paratë e taksapaguesve shqiptar, ku çdo muaj merr nga shteti para për të paguar qeranë për të jetuar në Tiranë, para nga taksapaguesit për karburantin e makinës, para për dietat dhe udhëtimet, etj, duke i siguruar vetes një jetë luksi, larg asaj të qytetarëve të varfër të Devollit që përfaqëson.
Bashkia e vogël e juglindjes duket se ka qenë me plot leverdi për Nallbatin, aq sa sot synon sërish kontrollin e këtij institucioni përmes kandidatit Elvis, Romeo, Romi Hajdërlli për të cilin loboi fillimisht te Lulzim Basha e më pas, te Sali Berisha.
Hajdërlli rezulton bashkëpunëtori më i afërt i Nallbatit gjatë ushtrimit të detyrës me pozicionin e drejtorit të Ujësjellësit.
Së fundmi ai ka deklaruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se në të shkuarën është kapur e dënuar si falsifikator, e mesa duket ky është kriteri kryesor për të synuar këtë bashki.