12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Besimtarët e Krishterë kremtojnë Krishtlindjet, Frendo mban meshë në katedralen “Shën Pali”, uron dhe politika

Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kremtojnë sot Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.

Për të dytin vit radhazi, mesha është afruar në kohë, për shkak të orës policore që qëndron në fuqi. Mesha në katedralen e “Shën Pali” nisi në orën 21:00 dhe u mbaj nga George Frendo, ndonëse ky i fundit dha dorëheqjen disa ditë më parë. Ai përcolli edhe një mesazh për të gjithë besimtarët për sa më shumë dashuri dhe paqe mes nesh.

Mesazhe paqeje dhe bujarie kanë dhënë sot edhe krerët e besimeve fetare dhe po ashtu edhe politikanët. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa uron besimtarët shkruan se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot. Një mesazh dha sot nga Shkodra edhe Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit e Presidenti i Konferencës, i cili uri besimtarët.

Presidenti Ilir Meta bën thirrje për solidaritet dhe kujdes ndaj atyre që kanë nevojë për përkrahje.

Në këtë datë të veçantë për besimtarët e krishterë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se kjo është një ditë kur gëzimi mund hidhërimin dhe shpresa fiton mbi vështirësitë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com