4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Berishës s’i del e keqja, flet sërish pas seancës: Basha-Rama, pazar i fëlliqur. Në selinë e PD futem kur të dua

Sali Berisha ka folur për të tretën herë para gazetarëve sot. Në përfundim të seancës së parë të Kuvendit, Berisha e cilësoi përjashtimin e tij nga PD një nul teksa shtoi se Basha dhe Rama kanë bërë një pazar të fëlliqur.

“Jam më i vendosur se kurrë të denoncoj të gjitha aferat të këtij regjimi, regjim i cili ka zgjedhur pazaret për eliminimin e opozitarëve shqiptarë. Se çfarë date është pakti Basha-Rama do t’ua lë historianëve. Por ajo që ndodhi është një marrëveshje Basha-Rama në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar një minutë e më parë. Jam i bindur se demokratët me vendosmëri do të dijnë të vendosin PD në piedestal” – tha ai.

I pyetur nëse do të kërkojë shkarkimin e Bashës, Sali Berisha tha se do të ndërmarrë çdo hap statutor dhe ligjor.

Ai shtoi se në PD nuk është aspak i përjashtuar dhe se mund të shkojënë selinë e kësaj partie sa herë të dojë.

“Siç e shihni unë jam anëtar i Grupit Parlamentar të PD.  Do të jetë shumë e afërt dita kur të çmontohet marrëveshja. Unë në zyrën e PD futem kur të dua” – tha ai.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com