-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Berishën e kanë përzënë nga shtëpia, ai kërkon ballin e qoshesë!

Nga Arben Duka

Në 11 Dhjetor Berisha ka shpallur,
mbledhjen e Këshillit Kombëtar,
po formalisht Berisha mund ta shpallte mbledhjen e Kuvendit,
vetëm nëse do të ishte Kryetar!

Berisha jo vetëm që s’është Kryetar,
tjetërkush e ka vulën kryesore të Partisë,
Sala është përjashtuar nga Grupi Parlamentar,
e rrjedhimisht për pasojë tani ai është jashtë shtëpisë!

Berisha i “paprekshëm” ka mbetur tek Ura e Qabesë,
mëkatet që ka bërë më mirë nga të gjithë ai vetë i di,
dhe për çudi kërkon ballin e qoshesë,
dhe pse s’ka të drejtë të hyjë brenda në shtëpi!

Gjatë kohës që Berisha vijon me foltoret,
i vetëshpallur dhe si Kryetar,
Lulëzimi nuk ka thirrur në ndihmë fallxhoret,
dhe aq më pak akoma nuk është duke ngrënë bar!

E kemi parë në një qetësi olimpike,
thuajse aspak i shqetësuar,
i bindur se një parti antiamerikane,
këtu asnjëherë s’ka për t’u krijuar!

Le të mendojmë një çast në mënyrë hipotetike,
sikur vendin e Kryetarit Saliu e fiton,
dhe Kryetari me “Non Grata”,
do ftohet për një vizitë në Uashington!

Duke pasur targën “Non Grata”,
Saliu në Amerikë nuk hyn dot,
këto qenë qasje hipotetike,
por që mund t’i provojë një idiot!

Disa skandale Saliu do provokojë,
në vigjilje të 11 Dhjetorit,
po unë them se po i bëhet gati,
një qeli “luksoze” doktorit!

Siç dhe po e shikoni,
tani asgjë s’është e pamundur,
është e sigurt se Berisha,
në djepin e Skënderbeut nuk është tundur!

Ca analistë trutharë,
sajojnë në trutë e shplarë një listë,
që për arsye ekuilibri,
do shpallet “Non Grata”,
dhe një udhëheqës i lartë socialist!

Po Amerika e Madhe,
nuk punon me logjikë kalamani,
ose më keq akoma,
me prrallën ballisti dhe partizani!

TË NGJASHME

TË FUNDIT