4200 firmat e mbledhura nga Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike do t’i dorëzohen Këshillit Kombëtar të PD-së.
Në një konferencë shtypi që zhvilloi të mërkurën nga Tirana, Sali Berisha tha se synimi i kësaj nisme është rikthimi i tij si Kryeministër i ardhshëm i vendit, fitorja e demokratëve në zgjedhje dhe rivendosja e pluralizmit politik në vend.
“Kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme historike që ka si synim rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, fitoren e Partisë Demokratike dhe rikthimin e Sali Berishës si Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Të gjitha këto me vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Sali Berisha në nisje të fjalës së tij.
Drejtoresha e komunikimit me median e kësaj nisme do të jetë Floriana Garo.