4.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Berisha: Projekti pas zgjedhjeve ishte që PD-ja të shndërrohej në aleate e PS-së

Sali Berisha ka thënë gjatë një bashkëbisedimi me shqiptarët në Florida të SHBA-së se shpallja e tij “non grata” është rast unik në botë. Ai tha se nuk ka në listën e zezë të SHBA-së asnjë njeri që është shpallur “non grata” 8 vite pasi ka dhënë dorëhqjen nga çdo funksion.

Por Berisha rendit një arsye madhore për shpalljen e tij “non grata”. Berisha tha se nuk ka pranuar që partia Demokratike të shndërrohej në aleate e PS-së pasi sipas tij kjo ishte strategjia pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Unë u shpalla “non grata” edhe për një arsye tjetër madhore. 3 javë pasi partia që unë mbështes humbi zgjedhjet dhe projekti ishte që kjo parti të shndërrohej në aleate të PS. Gjë të cilën kurrë s’mund ta pranoja. Kjo vinte në kundërshtim flagrant me interesat e shqiptarëve”, tha Berisha.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com