• 10/06/2023

Berisha përgjigje për herë të parë Haklajve: Zylfija është vrasëse, që vrau në mes të kafenesë

 Berisha përgjigje për herë të parë Haklajve: Zylfija është vrasëse, që vrau në mes të kafenesë

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj në emisionin Now në Euronews Albania, Aishe Haklajt për padinë e saj në SPAK ku e akuzon për vrasjen e vëllezërve të saj.

Berisha u shpreh se njëra nga motrat Haklaj, Zylfia është vrasëse dhe ka vrarë 2 njerëz në mes të kafenesë.

Sipas tij, Haklajt kanë kryer më shumë vrasje në Tropojë se 100 vjet të marra së bashku.

“Njëra prej tyre është vrasëse e mirëfilltë, Zylfia, ka vrarë në mes të kafenesë 2 vetë dhe absolutisht kjo ka vrarë. Është bandë shtetërore, ishin kapitenë, oficerë të gjithë me grada ishin ata. Ata e nxjerrin se sipas tyre i kam vrarë unë. Vërtetë janë vrarë shumë, por kanë vrarë shumë më tepër dhe vrasjet e tyre janë më të shumta se të 100 viteve të marra se bashku në Tropojë. Tropoja ka qenë vend me shumë pak vrasje”, tha Berisha.

Të ngjashme