15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Berisha: PD ka dështuar në nismat e veta që nga viti 2013, cilat kanë qenë gabimet e mia

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita ka dështuar në nismat e veta për të treguar dështimet e qeverisë që prej vitit 2013.

Nga Durrësi ku zhvillon Foltoren e radhës me mbështetës të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se edhe vetë ai ka pjesën e tij të përgjegjësië dhe për këtë ka kërkuar ndjesë publike.

Berisha sqaron se gabimi i tij ishte që nuk nisi procesin ndaj Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të vitit 2017 që të mbante përgjegjësinë pas humbjes së zgjedhjeve.

Ky njeri (Edi Rama) i cili është shndërruar në sherrin e vërtetë të Ballkanit së bashku me Aleksandër Vuçiç dhe po e ndëshkojnë Shqipërinë me nismat e tyre, ky njeri merr mandatrin e 3, rrëmben mandatin e 3, fillon si askush tjetër në 30 vite të qeverisë për 4 vite të tjera. Besoj se biem dakord këtu në këto zhvillime edhe dramatike për ne shqiptarët, pjesën e vetë të pamohueshme e ka opozita shqiptare, e cila në këto vite nuk arriti kurrë të organizojë aksionet, veprimet, për t’i treguar vendit qeverisje të tillë, por përkundrazi dështoi, dështoi pothuajse absolutisht në çdo nismë të ndërmarrë nga vitit 2013 deri sot. Ky dështim padiskutim që përgjegjësi absolute i përket atij që ishte në timonin e PD, por në këtë dështim Sali Berisha ka pjesën e tij të pamohueshme ndaj unë jam këtu për t’ju kërkuar juve ndjesë miqtë e mi. Cilat ishin gabimet e mia? Unë dhashë dorëheqjen dhe nuk bëra gabim. Gabimi im qëndron se në rast se unë me të vërtetë u tregova jashtëzakonisht i vëmendshëm në çështjet që rendita më sipër, u tregova i heshtur ndaj zhvillimeve brenda Partisë Demokratike, ndaj shkelmimit të normave, parimeve të kësaj partie. Unë vërtetë publikisht ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate u ekzakutuan politikisht si në pusi njerëz që kisihn 20 vite kontribute në PD. Është e vërtetë që i kërkova Lulzim Bashës të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2017, por problemi është se nuk nisa procesin e duhur që ai të merrte të gjitha përgjegjësitë për atë humbje të tmerreshme që pësuam ne në vitin 2017”, tha Sali Berisha.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com