12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Berisha në prokurori: Faktova lidhjen e politikës me krimin

Ishte sot në Prokurorinë e Tiranës ish-Kryeministri Berisha, i thirrur për të dëshmuar për protestën e 8 Janarit. Qëndroi përballe prokurorëve për më shumë se 2 orë dhe tha se kishte dëshmuar pikërisht atë që paralajmëroi, se provë e lidhjes së politikës me krimin ishte përdorimi i kriminelëve nga Lulzim Basha kundër demokratëve.

Në këtë skandal tha se u përfshi edhe Garda e Republikës. Nuk pati ankesa për prokurorët, por tha se kishte konstatuar reagime të tyre kur kishte denoncuar kryeministrin Rama.

Për kryetarin e Partisë Demokratike tha për interesin personal është i gatshëm të shesë edhe selinë e partisë, në këmbim të ndërtimit aty të disa kullave shumëkatëshe.

“Ky është personi që për pazare personale dhe pasuri personale, ishte i gatshëm të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do ndërtoheshin aty, dhe duhet ta dini, dhe shkoni ta pyesni Erion Veliajn, se të gjithë të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se jemi të marrë vesh me “Lul Bravën””.

Ish-kryeministri tha se Basha është edhe një dekurajim për politikanët e rinj. Berisha u shpreh i vendosur se selia e Partisë Demokratike do t’u kthehet demokratëve.

Kryeministri u shpreh se revolucioni qe ka nisur nuk do te ndalet dhe se takimin e radhës me demokratet do ta ketë në qytetin e Shkodrës, këtë të dielë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com