• 29/03/2023

Berisha në Durrës: Basha është peng, Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet

 Berisha në Durrës: Basha është peng, Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët në Durrës, ka treguar disa nga qëllimet e nismës së tij të pagëzuar si “Foltorja”. Në fjalën e tij Berisha tha se askush nuk mund të marrë peng demokratët dhe demokratet dhe u shpreh edhe njëherë se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet.

“Ka një vullnet të hekurt nga demokratët, njerëz të idealeve, njerëzore dhe kombëtare, të ngrihen në këmbë për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe Shqipërinë, foltorja nuk ka asgjë në përpjekjet e Sali Berishës për të mbrojtur dinjitetin e tij. Foltorja ka një qëllim madhor që askush ndonjëherë të mos mund të marrë peng një parti, të mos vendos në emrin tuaj. Nuk ka asnjë kjo foltore në betejën mes meje dhe peng kryetarit. Kjo ka të bëjë se peng kryetari duke fyer mua dhe ju, del një ditë dhe i bën si Enveri, se Enveri i bënte me procedurë.

Ai u thotë shqiptarëve, vendosa unë, pa pyetur Grupin Parlamentar, pa pyetur Kryesinë dhe thotë që s’mund të mblidhet Kuvendit, s’mund të bëhet referendum. Ai e di që askush nuk mund të shkelmojë të drejtën tuaj për votën, po ai është peng dhe e ka humbur lirinë. U thotë ju atë që i diktojnë padronët e tij. Kjo foltore nuk është kundër atyre që mendojnë kundër nga ne, kundër miqve tanë. Kjo foltore është që kjo parti të marrë qëndrime sovrane.

Por jo të fshihen nga një njeri që thotë nuk pyet për asnjë njeri. Kur t’i nuk pyet për forumet, ti nuk mund të jesh në krye të kësaj force politike. Ti je kryetar i atyre që të kanë marrë peng dhe jo i këtyre njerëzve të lirë. Foltorja këto qëllime ka, ka qëllim të mbrojë sovranitetin. Ne besojmë se vetëm të tillë qëndrojnë si opozitë e vërtetë, dhe vetëm të tillë vijmë të sigurt në pushtet. Përndryshe ne jemi një lëvozhgë opozitë”, u shpreh ish-kreu i qeverisë.

Të ngjashme