Berisha merr lajmin e hidhur gjatë “Foltores” virtuale në SHBA, ndërpret direkt takimin

 Berisha merr lajmin e hidhur gjatë “Foltores” virtuale në SHBA, ndërpret direkt takimin

Ish-kryeministri Berisha ka marrë një lajm të hidhur gjatë mbajtjes së fjalës së tij në “Foltoren” virtuale në Shtetet e Bashkuara.

Berisha ka mësuar se një prej miqve të tij, ish-senatori dhe ish-kandidati për president të SHBA, Bob Dole, ka ndërruar jetë.

Ai ka ndërprerë përkohësisht takimin duke kërkuar një minutë heshtje.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

“I hidhur është lajmi që sapo mora, ndarjen nga jeta të një prej miqve më të shquar të miqve të kombit shqiptar, kandidatit për ish president të SHBA-ve dhe ish-senatorit Bob Dole.

Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për nder të këtij miku që borxhit nuk i dalim kurrë për mbështetjen e jashtëzakonshme që u dha shqiptarëve në Shqipëri Kosovë dhe kudo”, tha Berisha.

Të ngjashme