Berisha me alibi të re: Rama kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi sot akuza ndaj kryeministrit Edi Rama ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një seli nga selia blu, Berisha tha se Rama dhe banda e tij kanë bërë presione të jashtëzakonshme ndaj vëzhguesve, duke thënë se kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër.

“Ne e kemi kapur në flagrancë Edi Ramën me krime monstruoze elektorale dhe bandën e tij që udhëheq. Sigurisht që ne do të arrijmë… Ai po bën presione të jashtëzakonshme, janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë këtu, që nuk di të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër.

Janë kërcënuar egërsisht, vetë Edi Rama dhe ministri i tij, Igli Hasani që këtu në Shqipëri thotë jam shqiptar, shkon në Greqi e thotë jam grek. Po çfarë është ai? As grek, as shqiptar nuk është. Se këta që janë si puna e këtij dhe Vangjelit, këta nuk janë për asnjërin komb”, tha Berisha.

Por, në fakt të gjithë vëzhguesit ndërkombëtare të mbledhur bashkë kur prezantuan raportin paraprak të 11 majit, nuk evidentuan në asnjë moment se janë kërcënuar nga qeveria Rama.

Për të faktuar farsën e 11 majit, siç ai e cilëson, kësaj radhe Berisha u shfaq me një tjetër video ku dy të moshuar në Shkodër denoncojnë se si nj punonjës shteti mori kartat e identitetit me qëllim që ata të mos votonin më 11 maj.

“Këtu është dëshmia tronditëse se si narkobanditi, punonjësi i shtetit, shkon dhe mbledh kartat e identitetit të qytetarëve, me pretekstin se do i disbursojë pensionin dhe kartat ua mban, duke ditur bindjet e tyre politike, që ata të mos votojnë.

Pra ky bandit, punonjës i shtetit, narkobandit, ky me urdhër të Edi Ramës shkelmon të drejtën kushtetuese themelore të qytetarëve”, tha Berisha.

Pjesë nga video e ndarë nga Berisha

Denoncuesi: A keni kartë?

Lodovik Rrethi: Jo. E kam kartën por na e ka marrë ai mjeshtri…

Denoncuesi: Si e ka emrin …

Lodovik Rrethi: Besmiri … te posta.

Gentian Ndoj: Kartën tënde kush e ka marrë?

Lodovik Rrethi: Besmiri.

Por, në fakt vetë ky punonjës u shfaq 1 muaj më parë krah dy pensionistëve, të cilët pranonin vetë se kartat e identitetit i harruan në zyrën e Postës së Barbullushit.

“Kartat ne i kemi harruar aty. Besi nuk ka qenë aty.

Kartën e kam harruar tek posta, Besi nuk ka qenë. Besi na ka ndihmuar për kartat”, shpreheshin ata 1 muaj më parë.

Berisha komentoi edhe shtyrjen e hetimeve për Ilir Metën, duke sulmuar drejtësinë se po vepron me urdhër të Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *