15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

“Berisha.., Kulluri ‘hahen me bishtin e tyre’”/ Çupi: Ja mashtrimet e Saliut për Bashën!

Në takimet e fundit nëpër qytete prej ku ish-kryeministri Berisha ka zhvilluar Foltoren e tij, ëhstë bashkuar edhe anëtarja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari. Kokalari në fjalën e saj ka hedhur akuza kundër Lulzim Bashës, se ky i fundit mbylli dosjen e tij në SHBA me përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar. Po ashtu ajo hodhi dyshime se kreu i PD nuk mund të marrë vizë amerikane.

Sa i përket përfshirjes së Kokalarit, analisti Frrok Çupi shprehet se është një mashtrim i Berishës i cili vjen si rezultat i krizës në të cilën ai ndodhet.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Çupi tha se e vetmja vlerë e opozitës është grupi parlamentar ndërsa personazhe të tjerë si Berisha dhe Kulluri ‘hahen me bishtin e tyre’.

“Në skenë kemi shumë faktorë pa vlerë dhe ka një faktror të ligjshëm që tani është në krizë që është PD-ja me grupin parlamentar. E vetmja vlerë e opozitës është grupi parlamentar në Parlament. Nëse jemi seriozë dhe shikojmë se si ndërtohet shteti.. kjo është demokracia. Të tjerët pastaj, Berisha.., Kulluri.., etj, hanë bishtin e tyre. Ndjekin bishtin e vet gjatë gjithë kohës. Berisha praktikisht është absolutisht i përjashtuar nga gjithë politika. Tani ai ndodhet në një krizë aq të madhe saqë pranon shpëtim nga një vazjë që vjen nga Amerika dhe kjo tani merr përsipër të jetë përfaqsuese e Departamentit të Shtetit. Është qesharake.”

Duke u ndalur dhe tek takimi i sotëm i Berishës në Shkodër, Çupi citoi disa deklarata të ish-kryeministrit lidhur me liderin Basha, të cilat bien ndesh me njëra-tjetrën.

“Sot tha që ‘unë se kam sjellë Lulzim Bashën’, herën e kaluar tha ‘e solla, por ju lutem shumë më falni’, ca kohë më përpara tha që ‘e kam dashur si fëmijët e mi’. Sot në Shkodër tha ‘unë s’kam pas rol atje’, por ishte një moment që i shpëtoi mashtrimi dhe tha ‘se e thirra… dhe i thashë…’ po kë thirre ti? Thirre kryetarin e Partisë Demokratike, domethënë që ti je më shumë se kryetari i PD-së. Kemi të bëjmë me një çorbë alla-Berishe, me një mashtrim që e ka kryer Berisha tërë jetën e vet.”

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com