Berisha kërkon ndjesë para demokratëve për Lulzim Bashën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në takimin me demokratët ka kërkuar ndjesë për Lulzim Bashën. Berisha ka treguar se gjatë ditëve të fundit ka takuar shumë demokratë të cilët i kanë se nuk e donin Bashën, por e kanë mbështetur vetëm se e mbështeste ai.
Në fjalën e tij, ish-lideri demokrat tha se Basha ka spastruar partinë dhe nuk ka reaguar pasi nuk donte të ndërhynte në punët e kreut të PD.
“Tani pse jemi mbledhur, së pari jam për të kërkuar një ndjesë publike. Të dashur miq, kam këto ditë nga mëngjesi deri në darkë takohem me demokrate dhe demokrate, me drejtues të degëve, me deputet. Pa përjashtim po ua them këtu, të gjithë ma kanë thënë hapur në sy: Ne atë nuk e kemi dashur, por e kemi mbështetur se e mbështet doktori. Këtë ju mund tu duhet çudi, por unë në këto përmasa unë nuk e njihja këtë. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja nga mëngjesi deri në dark, vetëm për interesat e PD dhe të shoqërisë.
Në 8 vite nuk gjej me gishtat e dorës njerëz që unë i ka promovuar dhe mbështetur në PD. Ka ndodhur një spastrim i heshtur, por kurrë nuk i kam thënë pasi mendoja se donte ekipin e tij. Unë nuk kisha asnjëherë idenë se unë isha mbështetja e tij pa kushte. Tani jam i bindur se ma kanë thënë të gjithë ata që kam takuar. Unë isha betuar dhe kisha thënë që nuk kthehem më. Kur humbi zgjedhjet në vitin 2017 i kam thënë që të jepte dorëheqjen, jo më tha nuk e jap. Për interes të karriges së tij ka deklaruar tek të huaj dhe shqiptarë se nuk i merrte ai vendimet, por i merrja unë. Po të hapim llogaritë vendimet e mia kanë qenë këto, sepse ishim në rrugë, me djegien e mandateve ishim në rrugë.
Ditën që ka vendosur për mandatet i kam thënë se ishte një rrezik për marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar. Pastaj kur bojkotoi zgjedhjet u dërgoi juve që të zinit rrugën socialistëve. Por i kam thënë deri këtu jo, nuk mund të zëmë rrugën e tu shkojmë deri tek shtëpia. Si përfundim i them që kjo nuk bëhet se do vriten njerëz. Pra asgjë nuk i është diktuar dhe të gjitha vendimet i ka marrë vetë. Së fundmi po ta keni vënë re kam bërë gjithçka që të lartësohej figura e tij, por ama kompanisë së huaj që punonte për interesin tonë, i kam thënë: Zotëria është lider i thyer, e ka thyer veten”, tha Berisha.