08/02/2023

Analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë ne emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, duke thënë se Sali Berisha ka dashur që ta vrasë.

Në një intervistë për gazetarin Denis Minga, ai e ka quajtur veten “viktima e Berishës që ka jetuar rastësisht”.

“Berishën e kam këshilluar miliona herë, jam armiku i tij i shpallur prej tij, jam viktima e tij që ka jetuar rastësisht, në 1997 kam qenë numrin një e regjistruar në listat e Shaban Memisë për t’u vrarë pa paralajmërim, ishin nja 20 veta në listë, dhe unë jetova në Vlorë”, tha Çupi.