08/02/2023

Sali Berisha ka dalë para Kryeministrisë me disa mbështetës të tij për të protestuar kundër nismës “Open Balkans” dhe vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Berisha u nis nga shtëpia e tij pranë “Piramidës” në Tiranë, në drejtim të selisë së PD-së për të shkuar më pas para kryeministrisë.

Ajo që ra në sy sonte, ka të bëjë me numrin e badigardëve që rrethojnë ish-kryeministrin në rrugëtimin e tij drejt kryeministrisë.

Numërohen 8 të rinj që rrethojnë Berishën, ndërsa në krye të tyre qendron ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani.