5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Berisha i përgjigjet Bashës për fitoren e 2011: Këshillohej me mua çdo natë! Si ia dhashë 80 votat që fitoi ndaj Ramës

Deklaratës së Lulzim Bashës, se ai fitoi Bashkinë e Tiranës në 2011 vetëm pse mënjanoi Berishën nga fushata, i është përgjigjur ky i fundit.

Nga Fushë-Kruja ish-kryeministri tregoi sesi ia siguroi Bashës 80 vota, teksa shtoi se atë nuk e votuan as aleatët e PD.

Berisha tregoi edhe një episod me këshilltarin amerikan të fushatës në atë kohë:

Deklaron ish-kryetari se unë fitova bashkinë e Tiranës sepse përjashtova Sali Berishën nga fushata. Kjo është aq e vërtetë aq sa ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO.

Por do t’ju tregoj diçka tjetër të kësaj ndodhie. Se s’ka pasur natë të fushatës që unë nuk ulesha me atë dhe e udhëzoja. Por gjithësesi, na njoftuan komisionerët se janë gjetur vota në kutitë e gabuara. Ato quhen vota të vlefshme sipas kodeve dhe fillon numërimi i tyre.

Kishim një këshilltar amerikan fushate. Me troket një mëngjes dhe më thotë që nga ‘Rruga e Elbasanit’ ka një shqetësim të madh për këtë numërim që po ndodh dhe druhem se do bëjnë një deklaratë. Unë i thashë, miku im po numërohen votat në përputhje me kodin evropian dhe amerikan sepse janë legjitime. Por nëse duan ata të ambasadës janë të ftuar të shohin dhe të prekin çdo votë aty. Votë kurrë nuk i marr askujt, por votë nuk i fal njeriu.

Por ai më tha se po fliste edhe në emer të Lulzim Bashës dhe i thashë: Unë këët s’po e bëj për ty, por për demokratët. Kjo është historia e fitores me 80 vota.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com