20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

“Berisha dhe Basha po bëjnë teatër”/ Murrizi lëshon gojën: Kanë dashur të kruhen aty ku u hante…

“Berisha dhe Basha po bëjnë teatër”/ Murrizi lëshon gojën: Kanë dashur të kruhen aty ku u hante…

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Myslim Murrizi, kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare deklaroi lidhur me ngjarjet e ditëve të fundit se kreu i Partië Demokratike, Lulzim Basha dhe lideri historik i kësaj partie janë në një lojë të përbashkët.

Sipas tij, të dyve iu ka interesuar loja, veprimet e të cilës gjatë 8 viteve udhëheqje të Lulzim Bashës, t’i fshihnin pas njëri-tjetrit.

“Ato kanë 16 vjet që njihen me njëri-tjetrin, në kushtet e qeverisjes. Unë besoj që në këto 8 vite që Basha është kryetar i PD-së, iu ka ardh mirë të dyve, se padashje e kanë patur dorën në qafë të njëri-tjetrit dhe e kanë kruajtur aty ku u hante të dyve. Basha ka dashur ta shesi si ‘të gjitha vendimet që marr unë, nuk janë të miat, por janë të atij pas meje’. Berishës i ka ardh’ mirë, sepse duke qenë në një farë mënyre në stok, pension aktiv, i ka ardh mirë të duket dhe para demokratëve dhe para qytetarëve, që ‘unë kam fuqi akoma tek PD-ja’. Pra, ka qenë një marrëveshje e heshtur që vetëm ata të dy mund ta bëjnë transparente.”

Sa i përket vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi Parlamentar, Murrizi e ka quajtur edhe këtë akt si një teatër midis liderit dhe Berishës. Sipas kryetarit të LDSH-së, Basha nuk e ‘vrau’ babain e tij politik, pasi e gjitha është një lojë.

Myslim Murrizi: Kjo është marrëveshje, midis të dyve.

Alban Dudushi: Bashës dhe Berishës?

Myslim Murrizi: Patjetër, nëse do të qëndrojmë këtu, tek rregullorja e Kuvendit për funksionimin e grupeve…

Alban Dudushi: Po, z.Berisha ka një javë që ka dalë dhe ç’nuk ka thënë deri tani për Bashën. Dje i tha ‘ish-kryetari’…

Myslim Murrizi: Çfarë kam dëgjuar unë në këto 30 vite, ça e kanë pështy këta njëri-tjetrin në mëngjes dhe e kanë lëpi në darkë. Merrni ça i ka thënë Nanos dhe si u ul me Nanon, ça i tha Metës dhe si u ul me Metën, ça i tha Meta Ramës dhe si qeverisën të dy bashkë, ça i kanë thënë njëri-tjetrit dhe si janë ul për të nda paratë.

Pra, Basha duhet të thotë ‘kam përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike.’ Dhe për forca, ai nuk është më pjesë e listës së zgjedhur nga KQZ-ja si deputet i PD-së. Grupet parlamentare do të krijohen në bazë të zgjedhjes politike dhe në bazë të orientimit politik.

Po ngelëm thjeshtë tek përjashtimin nga grupi, është lojë.

‘Unë marr imunitetin dhe rri 4 vjet në Parlament, ti je në rregull me amerikanët se iu thu që e përzura’.

Ky se ka përjashtuar nga partia, sa herë t’i mbushet mendja ai shkon në Këshillin Kombëtar. Pra, Basha duhet ta ndajë, çfarë ka bërë në fakt… nuk e ka vra.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com