Sali Berisha është i bindur se sulmi që sipas tij ndodhi ne 8 Janar ndaj protestueseve demokratë nga ata që qëndronin të blinduar brenda selisë, arsye të vetme ka marrjen e godisë së PD për të zbatuar projektin e 4 kullave.
Demokrateve të Lezhës të mbledhur për të festuar 31-vjetorin e themelimit, përmes një mesazhi drejtuar njërit prej atyre që është pozicionuar me Bashën, ju shpjegon përse janë të mashtruar nga Basha, për të cilin thotë se është një levë e Beogradit.
Berisha për herë të parë e akuzon Bashën dhe familjen e tij se ka qenë i lidhur me pastrimin parave përmes pikave të basteve.
Një sërë akuzash bën dhe për kryeministrin që për të është po aq diktator sa Enver Hoxha, për te cilin tha se bashkë me Bashën duan të mbajnë peng pluralizmin.
Berisha premton se selia e PD do t’u kthehet demokrateve dhe paralajmëron protesta më të fuqishme se ajo e 8 Janarit.