-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Berisha akuza të rënda Bashës: Je i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri dhe SHBA

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Foltorja në Kurbin ka hedhur akuza të forta kundër Lulzim bashës, duke thënë se është i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe në SHBA.

Sipas liderit historik i PD, Basha duhet të sqarojë dosjen e lobimit në SHBA me Nik Muzin, por dhe dosjen e ‘Toyota Yaris’.

Zoti Basha, dil dhe thuaja pak demokratëve për dosjen Nik Muzin, dosje me të cilën je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjerat. A e dini se çfarë ndodhi me dosjen në Apel, jua tregoj unë. Prokurori dosjen Muzin, ku Lulzim Basha nuk e çoi në Gjykatën e Lartë dhe i skadoi afati. Thuaju shqiptarëve kush ta bëri këtë nder, pse ta bëri këtë nder Edi Rama.

Por kjo është njëra dosje, pasi dosja tjetër është më e zezë, dosja “Toyota Yaris”. Unë i them ku e mor vesh, ai më tha se më mori në telefon një kamarier nga një restorant i huaj. Më vonë i thonë gazetarët se shkove dhe bërë fushatë në klubin e atyre që sollën paratë me ‘Toyota Yaris’. Vijnë prokurorët belg dhe duan të marrin në pyetje Lulzim Bashën, por u zhduk. Unë i thash të shkonte dhe të sqaronte. Lulzim, Toyotën o e ndave me Ballën o me krimin, por Edi Rma nesër ikën dhe ti do të përballesh me këto akuza”, tha Berisha.

TË NGJASHME

TË FUNDIT