5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Bëri xhiron e rrjetit duke ‘përgjuar’ Berishën, reagon aktori Julian Deda

Aktori Julian Deda, u bë viral gjatë ditës së djeshme, për shkak se po lexonte mesazhet në telefonin e ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kuvendit të PD-së në stadium.

Deda, shfaqej në pamje duke rrudhur vetullat dhe sytë është munduar të shohë diçka nga telefoni i Sali Berishës dhe nuk u kuptua nëse u bë qëllimisht apo thjeshtë institktive.

Së fundmi, aktori ka shpërndarë një foto nga takimi, por në këtë moment sytë nuk i ka nga celulari i Berishës. Me këtë foto aktori nuk i ka kursyer notat e humorit duke thënë se kur u shkrep foto Berisha e kishte ende celularin në xhep.

“Dje isha në Kuvend, sepse më thirrën pesë mijë demokratë.

Sot nuk shkova në mbledhjen e Këshillit, sepse ai që na thirri është thjesht një deputet dhe sipas statutit, një deputet i vetëm, maksimumi thërret ndonjë shok për kafe…!

P.s. Kjo foto u shkrep, para se Doktori të nxirrte celularin nga xhepi…! ” shkruan Deda.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com