Kreu i shtetit, Bajram Begaj, ka pritur në një takim kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran. Nëpërmjet një njoftimi, presidenca bën me dije se Begaj falënderoi ambasadorin për mbështetjen që OSBE ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite.
Po ashtu ai ka shprehur bindjen se bashkëpunimi do të vijojë edhe në të ardhmen.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj, priti sot në një takim kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran.
Presidenti Begaj i përcolli ambasadorit Tarran përgëzime për ndihmën që Prezenca e OSBE-s ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, ndërsa shprehu bindjen se një bashkëpunim i tillë do të vijojë edhe në të ardhmen”, shkruan presidenca.
/a.r