01/02/2023

Shqipëria u zgjodh nga NATO për ndërtimin e një baze taktike ajrore në rajon dhe në janar të vitit 2022 filloi puna në terren për realizimin e projektit për modernizimin e Bazës Ajrore në Kuçovë, për ta shndërruar atë në një bazë taktike të NATO-s.

Baza Ajrore e Kuçovës, e cila do të shndërrohet në një bazë taktike të NATO-s, konsiderohet baza e parë ajrore e Aleancës në Ballkanin Perëndimor.  Qëllimi i ndërtimit të kësaj baze në vitin 1955 nga qeveria komuniste si pjesë e Forcave Ajrore Shqiptare ishte mbrojtja e hapësirës ajrore.

Baza ka një pistë si memorie të asaj kohe dhjetëra avionë të vjetër të tipit MIG, si MIG-15, MIG-17 dhe MIG-19 që dikur ishin pjesë elitare e ushtrisë shqiptare. Fluturimet e fundit nga baza ajrore e Kuçovës janë zhvilluar në vitin 2005 për t’u riaktivizuar në stërvitjen e NATO-s “Defender Europe 21”.

Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s u zgjodh nga Aleanca për ndërtimin e një baze taktike ajrore në rajon dhe në janar të vitit 2022 filloi puna në terren për realizimin e projektit për modernizimin e Bazës Ajrore në Kuçovë, për ta shndërruar atë në një bazë taktike të NATO-s.

Punimet në bazë në sajë të një investimi që arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove parashikohet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2023. Shqipëria ka humbur tashmë pjesën më të madhe të flotës së saj të vjetër ajrore prej rreth 200 avionëve luftarakë MIG.