01/02/2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë në mënyrë që të mos jetë e para në Europë për përhapjen e korrupsionit.

Heqja e korrupsionit sipas Bashës do të clirojë potencialin e jashtëzakonshëm të vendit tonë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së.

“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së”, tha Basha.