Basha në mbledhjen e Grupit: Përjashtimi i Berishës, përgjegjësi e imja! PD do të përçahet nëse e hedhim në votim…

Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e së enjtes Grupin Parlamentar të PD, nga ku përjashtoi Sali Berishën.
Mësohet se mbledhja është shoqëruar me tensione ku të paktën gjashtë deputetë demokratë e kanë kundërshtuar vendimin e kryetarit të PD.
Por Basha, mësohet se është justifikuar para të tijëve për përjashtimin e Sali BErishës nga grupi. Ai është shprehur se ka qenë tepër e vështirë ta merrte këtë vendim, por nga ana tjetër s’ka dashur t’i ngarkojë të tjerët me përgjegjësi. Nëse vendimi do të merrej përmes votimit, sipas Bashës, kjo do ta përçante PD-në.
“Ky është vendimi më i vështirë i jetës time. E marr vetë këtë përgjegjësi, s’ka punë askush tjetër. Nuk dua ta çoj në votim përjashtimin e Berishës sepse s’dua ta përçaj Partinë Demokratike” – mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen ku nuk munguan tensionet.