• 31/03/2023

Basha i prerë: Halli i Sali Berishës është ta kthejë PD në mburojë të veten përballë SHBA

 Basha i prerë: Halli i Sali Berishës është ta kthejë PD në mburojë të veten përballë SHBA

Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha ka ngritur më kryetarët e degëve të Partisë Demokratike shqetësimin për qëndrimet anti-statuore të Sali Berishës, për të cilën tha se ‘ai nuk njeh asnjë institucion të PD-së, nuk njeh asnjë vendimarrje’.

Basha u shpreh i vendosur ‘për të mos lejuar që këto kushte të krijuara të çojnë PD-në në izolim, ta bunkerizojnë atë apo ta kthejnë në mburojë të interesave personale’.

‘Kjo histori e përdorimit të demokratëve si mburojë e interesave personale të kujtdo merr fund njëherë e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prap nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara.’ tha Basha.

Basha tha se Sali Berisha e kishte justifikim nisjen e Foltores me qëndrimin se vendimi për të nuk ishte marre nga forumet.

‘Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë s”e njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me çfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD.’– tha Basha.

Të ngjashme