12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Basha i drejtohet Këshillit Kombëtar me fjalët e Mero Bazes: Kuvendi i Berishës, si ‘Vullnetarët e Enverit’

Lulzim Basha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për t’u hakmarrë ndaj Kuvendit të Sali Berishës, që e shkarkoi atë me shumicë dërrmuese të delegatëve.

Në fjalën e tij, ka bërë përshtypje krahasimi që Basha ka përdorur për të sulmuar ‘babain’ e tij.

Para të pranishmëve, kreu ‘de iure’ i PD-së është shprehur se “dje është themeluar organizata e parë anti-amerikane në 30 vite, pas asaj të Enver Hoxhës”.

Por kjo tezë është hedhur në media nga publicisti Mero Baze, dhe duket se ka frymëzuar Lulzim Bashën.

Baze për të krahasuar foltoret e Sali Berishës solli në vëmendje vitin 1992 kur Partia Komuniste u ndalua me ligj dhe ithtarët e komunizmit krijuan organizatën “Vullnetarët e Enverit”.

“Mjafton heshtja e mbështetësve të Berishës, për të kuptuar se ata janë një kopje e rreshtuar nën urdhërat e një komunisti të rrjedhur, që tenton të imitojë Enver Hoxhën, por në fakt është një kopje e Hysni Milloshit me Vullnetarët e Enverit” – thoshte Mero Baze një javë para Lulzim Bashës.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com