13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Bardhi: Sali Berisha luajti blofin, nuk mblodhi dot ¼ e firmave. Nuk ka Kuvend të PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është kundërpërgjigjur lëvizjes së Sali Berishës që mbrëmjen e së mërkurës depozitoi në selinë blu formularët e 4200 delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

Nga selia e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i demokratëve Sali Berisha nuk ka arritur të mbledhë ¼ e firmave të delegatëve që të nisin procedurat për mbledhjen e Kuvendit.

Sipas Bardhit, “Sali Berisha ka luajtur blof me demokratët”. Gazment Bardhi u shpreh gjithashtu se nuk asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar dhe të dhënat e anëtarëve të PD-së nuk mund të mbyllen në kasafortë që të mos verifikohen.

Pas 30 vitesh në PD, Sali Berisha i di mjaft mirë rregullat se si funksionon PD dhe si mblidhen organet. Ajo që tha sot nuk ka asnjë lidhje me statutin e PD, nuk ka asnjë lidhje me funksionimin demokratik të PD. U provua qartësisht që gjatë gjithë kësaj periudhe Sali Berisha ka luajtur një bllof të madh me demokratët. Nuk ka arritur dot të mbledhë ¼ e firmave për të vënë në lëvizje procedurën për mbledhjen e Kuvendit. Nëse do t’i kishte mbledhur ai e di mjaft mirë procedurën se ku dorëzohen dhe si është procesi për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Ajo që pamë sot për fat të keq është tallje e madhe me demokratët. PD është një institucion, funksionon mbi bazën e statutit dhe është fyerje e rëndë për çdo demokrat që të pretendohet se mbahen sekret anëtar nga organet statutore të Partisë Demokratike. Cilido që kërkon funksionimin demkratik të PD, do të duhet të ndjekë procedurën sipas statutit të partisë. Nuk ka Kuvend. Për të nisur procedurën e nisjes së Kuvendit, do të duhet të firmosin ¼ e anëtarëve. Procedurat nuk realizohen duke i mbajtur të dhënat e anëtarëve mbyllur në kasafortë”, deklaroi Gazment Bardhi.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com