• 29/03/2023

Banesa “pushtohet” nga flakët në Korçë, ndërron jetë një person, shpëtojnë tre të tjerë

 Banesa “pushtohet” nga flakët në Korçë, ndërron jetë një person, shpëtojnë tre të tjerë

Përfshihet nga flakët një banesë pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Korçës, në zonën e quajtur Çezma e Amzës.

Në momentin e rënies së zjarrit, brenda në shtëpi kanë qenë katër persona. Njëri prej tyre ka ndërruar jete, ndërsa tre të tjerët arritën të dilnin nga banesa. Viktima identifikohet si Vasil Dolani, 65 vjeç.

Fqinjët thanë se familja ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike, e për këtë arsye kërkuan ndihmën e institucioneve dhe komunitetit për t’i ndihmuar.

Nuk bëhen ende me dije të tjera detaje nga ngjarja e rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar policia, zjarrfikësja dhe ambulanca.

Të ngjashme