Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij duke replikuar me kreun e PD, tha se ky i fundit “ i merr shifrat si balonë tabake”.
Deputetja e PD nga foltorja e Kuvendit tha se Rama ka përdorur një gjuhë mizogjeni dhe sipas saj argumente ka vetëm fyerjen.
“Properëndimori me gjuhë mizogjeni që argument të vetme ka vetëm fyerjen dhe vendosjen e një personi në tagër se mendon që do më intimidojë mua për ato që the. Së pari njëherë unë e kam që e kam mbiemrin Tabaku, një nga familjet themeluese të këtij qyteti.
Por ti nuk e njohur kurrë historinë e Tiranës, pasi e konsiderove vetëm truall ndërtimi. Hyrë dhe dole kryetar bashkie dhe nuk e kuptove cilat janë familjet më të rëndësishme të qytetit të Tiranës”, tha ajo.