• 31/03/2023

Balla: Ilir Meta do të ikë pas 150 ditësh

 Balla: Ilir Meta do të ikë pas 150 ditësh

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se nuk do të komentojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk shkarkoi Presidentin Ilir Meta, por theksoi se procedurat e ndjekura nga Kuvendi kanë qenë sipas Kushtetutës.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Balla u shpreh Presidentit Ilir Meta i kanë mbetur edhe 150 ditë në krye të Presidencës.

Të thuash që kjo parti kontrollon drejtësinë është sot më e gënjeshtër se kurrë kur të paktën bie dakord që dje ka patur një vendim nga Gjykata Kushtetuese e cila ka rrëzuar sipas tyre një vendim të Kuvendit të iniciuar nga kjo mazhorancë dhe të thuash që ne kontrollojmë reformën në drejtësi? Gjykata Kushtetuese ka pranuar procedurat e ndjekur nga Kuvendi, ka qenë e gjitha e ndjekur sipas Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese ka thënë që Presidenti e ka shkelur Kushtetutën por nuk e ka shkelur fort, e ka shkelur butë. Në mendimin tonë Presidenti i Republikës e ka shkelur Kushtetutën. Ilir Meta do të ikë pas 150 ditësh dhe mirë do kishte qenë të ikte që sot. Më vjen dhe mirë që opozita qenka bashkuar”, deklaroi Taulant Balla.

Të ngjashme