27/01/2023

Mazhoranca dhe opozita duket se po e gjejnë gjuhën e përbashkët për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.  Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë nga Patosi se bisedimet me PD për ngritjen e komisionit do të zhvillohen javën e ardhshme, teksa theksoi gatishmërinë e PS për dialog.

Balla foli dhe për kushtet e punës së naftëtarëve në rafineritë e Ballshit, teksa theksoi se drejtësia duhet të hetojë për privatizimin e rafinerisë.

Kreu i grupit socialist u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të votojnë për miratimin e zgjatjeve të afateve të Vettingut, pasi sipas tij, në këtë mënyrë i hapet rrugë përmirësimit të sistemit të drejtësisë.