12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Autobusi me pasagjerë nga Kosova përmbyset në Serbi

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Krushevc të Serbisë. Nga kompania “Zhitia Turist” kanë thënë për Klankosova.tv se pesë ose gjashtë persona janë të lënduar me lëndime të lehta.

Sipas kompanisë, shkak i përmbysjes së autobusit kanë qenë vështirësitë në rrugë. Sipas mediave serbe, autobusi ishte nisur drejt Krushevcit.

Në një moment, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmbysur jashtë rrugës anash.

Ekipi i ambulancës ka mbërritur në vendngjarje dhe deri tani disa persona janë transportuar në Spitalin e Krushevcit. Autobusi ishte duke shkuar drejt Sllovenisë nga Kosova.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com