4.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Atentati tek Astiri, Mihasi i shpallur në kërkim deklaroi makinë luksi në pronësi

Ndonëse kishte ndryshuar 4 herë targat, automjeti në pronësi të Erigers Mihasit ishte deklaruar në vlerën 52 mijë euro, ndërsa në të dhënat e hedhura në regjistrin e barrës siguruese kanë akses disa institucione si Ministria e Drejtesisë, noterët apo dhe drejtoria e transportit rrugor.

Por pavarësisht se vlera e këtyre automjeteve është kaq e madhe, institucioneve shqiptare jo vetëm që nuk u bën përshtypje pronësia e tyre, por as edhe më të voglat dyshime se kemi të bëjmë me raste të mosjustifikimit të të ardhurave nga të rinjtë në Shqipëri.

Veç kësaj emri i 32-vjeçarit nuk rezultonte i punësuar, ndërsa të ardhurat për të blerë një automjet në vlerën prej 52 mijë eurosh janë të pajustifikueshme. Goditjen e automjeteve të luksit tentoi ta bënte Operacioni Forca e Ligjit, por që dështoi, ndërsa prokuroria vijon të mos veprojë, pasi sipas saj duhen indicie.

Por indiciet kanë qenë gjithmonë aty, pasi 32-vjeçari, i cili personalizoi targat, dhe me inicialet e tij pas ndryshimit të tre të tjerave ka qenë person i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2020.

Gjatë operacionit të koduar policor “Yrsheku”, sipas njoftimit të policisë, u zbulua në bazë armatimi, ndërsa Mihasi i përfshirë dhe në të shtënat me armë drejt një biznesi u shpall në kërkim.

Veç mosrakordimit të informacioneve mes institucioneve ligjzbatuese shqiptare një tjetër problem është dhe dështimi i njësisë Enfast në polici e cila u krijua për të gjurmuar personat e shpallur në kërkim. Hetimet e Prokurorisë për vrasjen e tij dhe Armand Dumanit janë shtrirë në disa pista, ndërsa pas marrjes në pyetje të të afërmve të Mihasit të gjithë ata kanë mohuar të kenë dijeni lidhur me konfliktet e tij, apo njohjet me persona të tjerë.

Nga ana tjetër, policia vijon të kërkojë një tjetër emër të skeduar nga drejtësia Elvis Gaçaj, si person i cili edhe pse vijon të jetë i shpallur në kërkim, vijon të mos gjendet.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com