• 31/03/2023

Atentat në Lushnje! Një i vdekur dhe disa të plagosur në lokal

 Atentat në Lushnje! Një i vdekur dhe disa të plagosur në lokal

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në qendër të qytetit të Lushnjes.

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mësohet se një prej të plagosurve është pronari i lokalit dhe raportohet se është qëlluar nga një automjet tip Golf me ngjyrë të zezë.

Në momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave.

Nuk dihet nëse shënjestra e këtij atentati të ketë qenë viktima, ndërkohë që mësohet të jetë emër i njohur në Lushnje.

Të ngjashme