5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Atentat me tritol në Vlorë, plagoset rëndë 34-vjeçari

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Deri tani raportohet për një person të plagosur, i cili dyshohet se është 34-vjeçari Endrit Sadedini.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 Korriku të qytetit, në hyrje të një pallati. Burime bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ku po kryhen hetime për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë një ambulancë ka dërguar të plagosurin në spital.

Blutë e Vlorës në njoftim për mediat sqarojnë se “Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen “10 Korriku”, jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com