17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

“Atë vajzë e morën në qafë”, flet nëna e 31-vjeçarit që vrau ish-bashkëshorten

Kjo është Sabrina Benga, 23-vjeçarja e cila mbrëmjen e së premtes u vra nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 22 e 50 minuta në fshatin Zhupan të Fierit, teksa 31-vjeçari që shihni në këtë foto ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

Dëshmitar nga vendi i ngjarjes bën të ditur se Metaj kishte hapur portën e shtëpisë dhe aty është përballur me nënën e viktimës, e cila i ka kërkuar të largohet. Por ai ka hyrë me forcë brenda në shtëpi dhe ka qëlluar mbi bashkëshorten e cila ishte duke ngrënë darkë.

“Motra po hante bukë dhe sa ishte kthyer nga puna. Ka vdekur në vend pasi morri plagë në mushkëri…”

Menjëherë pas krimit autori u larguar me një automjet, ndërsa në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilat organizuan punën për kapjen e tij.

Pas disa orë ndjekje strukturat e policisë Fier dhe dy grupe të FNSH-së bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e 31-vjeçarit në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Peshtan. Me vete atij iu gjet edhe një automatik me të cilin ai kreu krimin.

Bëhet fjalë për një krim të paralajmëruar, pasi Elton Metaj, vetëm një vit më parë kishte marrë peng nën kërcënimin e armës për disa orë ish-bashkëshorten dhe gjithë familjen e saj. Për këtë ngjarje ai ishte arrestuar, ndërsa kishte dalë nga burgu vetëm 2 muaj më parë. Familjarët e 23-vjeçares bëjnë përgjegjëse organet e drejtësisë për këtë krim.

E tronditur për këtë ngjarje është edhe nëna e 31-vjeçarit.

“E rrita vetë, e kisha si çupë, shkonim nuk bënim asnjë fjalë… sesi erdhi kjo papritur, sesi u bënë nuk… kush ia mbushi mendjen, qysh tek, atë vajzë e morën në qafë”.

Elton Metaj dhe Sabrina Benga kishin afro 10 vite bashkë dhe ishin prindër të një vajze të mitur.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com