9.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

“Ata në fshat morën vila në vend të kasolleve”/ Luljeta Bozo kujton tërmetin dhe ka një mesazh për shqiptarët

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, inxhinierja Luljeta Bozo ishte kthyer në pikë referimi për shqiptarët.

Protagonizmi i saj me këshillat e vlefshme, bëri që ajo të ftohet të kandidojë nën siglën e PS dhe sot është deputete.

Në një intervistë për A2, Bozo këshillon qytetarët që të jenë vigjilentë ndaj tërmeteve, e të kujdesshëm për cilësinë dhe vendin ku ndërtojnë.

Dy vjet pas tërmetit të 26 nëntorit, inxhinierja Luljeta Bozo tregon se rreziku nga lëkundjet në Shqipëri do të jetë gjithnjë prezent për shkak të aktivitetit sizmik nga i cili karakterizohet vendi.

“Shqipëria ndodhet në ndarjen e pllakave tektonike, ndaj gjithmonë do të ketë aktivitet sizmik”, tha Bozo.

Si një garanci për sigurinë e qytetarëve, Bozo sheh kontrollin e cilësisë së ndërtimeve në vend.

“Duhet parë materialet që përdoren dhe të zbatohet legjislacioni”. Procesin e rindërtimit Bozo e sheh si një dhuratë të qeverisë për qytetarët, të cilët sipas saj kanë përfituar shtëpi shumë më të mira seç i kanë pasur.

“Ku kishin menduar ata në fshat se do të kishin vila, me banja, nga kasolle që kanë patur më parë”, tha Bozo.

Dyvjetori i tërmetit që mori 51 jetë, e gjen inxhinieren Luljeta Bozo me më shumë përgjegjësi mbi supe, teksa në cilësinë e deputetes tregon kërkesat që ka për zgjedhësit e saj pensionistë.

“Pensionistët nuk mund të jetojnë me ato lloj pensionesh 110, 120 apo 130 mijë lekë”.

Bozo zotohet se të drejtën e pensionistëve do ta kërkojë dhe në parlament, ndërsa pasionin e saj për inxhinierinë nuk do ta lërë kurrë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com