As Bora e as Beatrix, Donald Veshaj rikthehet papritur tek ish e fejuara në Milano?

Donald Bora, Donald Bora Beatrix, Beatrix Donald, janë emrat më të dëgjuar së gjatë muajve të fundit.
Trekëndëshi i dashurisë duket se është shuar pasi aktori i ka dhënë fund me dy vajzat, edhe pse herë pas here detaje të ndryshme na çojnë në dyshime për rikthimin me njërën apo me tjetrën.
Mirëpo së fundmi, në “Instagramin” e Olti Currit dikush shkruan se Donaldi është rikthyer te ish e dashura e tij, në Milano.
“Olt, mos të lodhen fansat. Donald Veshaj ndodhet tek ish e fejuara që kanë mbetur “shumë miq” në Milano”, shkruan ndjekësi.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të aktorit nbë “Big Brother Vip”, jashtë shtëpisë u komentua edhe për fejesën që kohë më parë ka pasur.
Ai ka qenë i fejuar me një vajzë prej katër vitesh dhe janë ndarë, pak kohë para se ai të lidhej me Bora Zemanin.
Ish e fejuara e Donaldit është Sara, bukuroshja brune e cila nuk është një personazh publik Sara jeton në Milano dhe është Interior dhe Graphic Dizanjere.