Artan Hoxha zbulon se kush e ka fundosur Saimir Tahirin: Ndodheshin në fund të karrigeve në sallën e gjyqit…

 Artan Hoxha zbulon se kush e ka fundosur Saimir Tahirin: Ndodheshin në fund të karrigeve në sallën e gjyqit…

Artan Hoxha u shpreh se dënimi i Saimir Tahirit ka lidhje me monitorimin e procesit të tij nga ambasada amerikane. Hoxha deklaroi se janë tre persona që kanë përfunduar pas hekurave duke qenë se në fund të karrigeve në sallën e gjyqit të tyre kanë qenë edhe “sytë” e SHBA.

“Unë kam parë tre procese deri tani që i ka monitoruar ambasada amerikane. I pari ka qenë Shullazi. Ai mbahet në 41 Biss. Është çuar Shullazi dhe pjesëtarë të grupit të tij. I dyti ka qenë Klemend Balili. Ai është mbajtur në një regjim të fortë. Saimir është i treti. Ka një shtetas tjetër amerikan që ka pasaportë shqiptare dhe nënshtetësi amerikane. Thoma Gëllçi. Ambasada nuk e mbikëqyr procesin e  tij. SHBA ka një prioritet në këtë vend”, tha Hoxha për Abc News.

Të ngjashme