-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Artan Hoxha: Nëse thellohen hetimet mbi Rezart Taçin, zbulohet një vrasje 200 mijë euroshe

Prokuroria e posaçme do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi i shpallur në kërkim me akuzën e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal.

Gazetari Artan Hoxha në “Radarin Informativ” në ABC me Jonida Shehun ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se nëse hetimet për Taçin thellohen do të zbardhet një vrasje, 200 mijë euroshe.

Ai nuk përmendi emra, por aludimi është për vrasjen e ish-ortakut të Taçit, Artan Santo.

Për të hetuar Taçin, sipas Artan Hoxhë sot është më e lehtë, kjo sepse sipas tij pasi aktualisht ai nuk e ka më fuqinë që ka pasur.

Taçi është i dyshuar, nuk është fajtor deri në një vendim të Gjykatës së Apelit. Aktualisht ai ka statusin e të dyshuarit. Kemi të bëjmë me një person të dyshuar që ka qenë i dyshuar edhe më parë dhe gjithmonë ka mbijetuar.  

Ne i dimë dëmet. Kujtojmë çfarë ndodhi me Armon, me privatizimin e Armos, me sekuestrimin… 

Ai gjithmonë ka mbijetuar. Ajo që dua të kujtoj është se rasti me azerët është shumë i rëndë.  

Nëse do ketë hetim serioz do zbulohen dhe krime të tjera. Të tipit vrasje, 200 mijë euroshe.

Nëse do  hetohet aty do dalin shumë gjëra, besoj se sot situata është më e favorshme se në të kaluarën për të hetuar persona si Taçi, sepse se ka më fuqinë që kishte, lidhjen me politikën.

Hetimin e bën SPAK-u, Taçi s’e ka më atë pushtet. Njerëzit me të cilët ka mbajtur kontakt Taçi sot janë të pafuqishëm”, tha Artan Hoxha.

TË NGJASHME

TË FUNDIT