• 29/03/2023

Arrihet marrëveshja Messi-PSG, argjentinasi do të paguhet 35 milionë euro në sezon

 Arrihet marrëveshja Messi-PSG, argjentinasi do të paguhet 35 milionë euro në sezon

PSG-ja e ka arritur marrëveshjen me Lionel Messi-n dhe avokatët e tij. Argjentinasi do të firmosë një kontratë dy vjeçare dhe do të përfitojë rreth 750 mijë euro në javë. Gjithashtu lojtari do të ketë mundësinë që të rinovojë edhe për një tjetër vit.

Përfaqësuesit ligjorë të klubit parisien dhe ata të 34-vjeçarit kishin që nga dita e diel që po diskutonin për detajet e akordit.

Por vullneti i të dyja palëve i bëri gjërat e thjeshta.

Shtëpia e re e Messi-t nuk do të jetë më Barcelona, por Parisi.

Sulmuesi pritet në mbasdite në Paris, ku pas vizitave mjekësore do të firmosë edhe kontratën e re me klubin francez.

Një konferencë shtypi do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Parc des Princes”.

Te PSG-ja, “Pleshti” do të ritakohet me ish-shokun e tij të ekipit te Barça, Neymar, me këtë të fundit tepër entuziast për blerjen e re të klubit. Braziliani e ka dëshiruar shumë ribashkimin me yllin argjentinas dhe ëndrra iu bë realitet.

PSG-ja e merr argjentinasin si futbollist të lirë.

Të ngjashme