Arrestohet trafikanti i kokainës në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike. Policia sqaron se në bulevardin “Bajram Curri” ka ndaluar për kontroll automjetin me drejtues D. K. dhe gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij, u gjetën 46 doza me lëndë narkotike kokainë,.
Lënda narkotike ishte e ndarë në doza gati për shitje dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar në flagrancë 46-vjeçari D. K., për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.