Arrestohet “përdhunuesi i Facebook”, i shpëtoi burgut duke falsifikuar vdekjen

Një përdhunues dhe vrasës që u arratis nga një burg në Afrikën e Jugut duke falsifikuar vdekjen e tij është arrestuar në Tanzani.
Thabo Bester ishte i lirë për një vit pasi mendohej se kishte vdekur duke i vënë flakën vetes në qelinë e tij të burgut.
Kërkimet për të nisën muajin e kaluar pasi një hetim i ri pas vdekjes zbuloi se trupi nuk ishte në të vërtetë i tij.
Bester u kap të premten me të dashurën e tij dhe një të dyshuar të tretë dhe do të ekstradohet në Afrikën e Jugut.
Policia tha se ata besojnë se treshja kishin për qëllim të iknin në Kenia fqinje.
Bester njihet si “përdhunuesi i Facebook” për përdorimin e faqes së rrjeteve sociale për të joshur viktimat e tij.
Ai u dënua në vitin 2012 për përdhunimin dhe vrasjen e të dashurës së tij modele Nomfundo Tyhulu. Një vit më parë, ai ishte shpallur fajtor për përdhunimin dhe grabitjen e dy grave të tjera.
Në maj, u raportua se ai ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij pasi me sa duket i vuri flakën vetes në Qendrën Korrektuese Mangaung në qytetin e Bloemfontein.