20/03/2023

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një grua e cila ka vjedhur një sasi parsh nga një banesë ku ishte punësuar për mirëmbajtje.

Bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”.

Nga hetimet, ka rezultuar se pastruesja me inicialet Z. E., gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kontrollit të çantës së saj, policia gjeti 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.