5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Arrestohet Lefter Koka, reagojnë SHBA-të: Mund të vraposh, por nuk i fshihesh dot ligjit

Policia ka arrestuar ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Mësohet se Koka është arrestuar pas hetimeve nga SPAK për dosjen e inceneratorëve.

Arrestimi është bërë me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar pas kërkesës nga SPAK. Lidhur me këtë hetim janë lëshuar dhe disa urdhër-arreste të tjera.

Për ish-ministrin rëndojë tre akuza, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

***

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan se askush nuk është mbi ligjin dhe SPAK po jep rezultate.

Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkruan ambasadorja Kim.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua këtë të martë pas hetimeve të SPAK me urdhër të GJKKO në lidhje me aferën e inceneratorëve.

***

Kush është Lefter Koka?

Lefter Koka ka lindur në Durrës në vitin 1964. Karriera e tij politika ka nisur në vitin 2003, ku u zgjodh kreu i Bashkisë së Durrësit, duke e mbajtur këtë post për një mandat të plotë. Në këtë kohë ai ka mbajtur dhe detyrën e anëtarit të Këshillit të Qarkut të Durrësit.

Më pas karriera e tij vijon në politikën kombëtare, ku zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2009, nën silgën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vitin 2013 u zgjodh sërish deputet duke përfaqësuar sërish këtë parti në qarkun e Durrësit.

Gjatë viteve 2013-2017, Koka ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit. Në vitin 2017 Koka u rizgjodh sërish deputet në qarkun e Durrës, nën siglën e LSI.

Ndërsa në vitin 2021, ai kandidoi me Partinë Socialiste ku arriti të merrte mandatin, por nuk e ushtroi këtë detyrë pasi dha dorëheqjen ende pa u betuar në Kuvend.

Në jetëshkrimin e tij të depozituar në Kuvend gjatë kohës që ka qenë deputet, Koka ka deklaruar se ka kryer Fakultetin Ndërkombëtar të Shkencave Juridike nё Strugё dhe është njohës shumë i mirë i gjuhës italiane dhe asaj angleze.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com